×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i policisë shqiptare

    Kapen në flagrancë dy 19-vjeçarë nga Kosova, po transportonin armë në Tiranë

    Reporteri
    03 Mars 2024 | 11:57

    Policia shqiptare ka arrestuar dy kosovarë të cilët kanë transportuar armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në Tiranë, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e bërë thuhet se janë sekuestruar një armë zjarri-pistoletë, krëhri me municion luftarak, një silenciator, një automjet dhe një celular.

    Të rinjt janë dy 19-vjeçarë, njëri nga Vushtrria dhe tjetri nga Mitrovica.

    Njoftimi i policisë shqiptare:

    Tiranë

    Në zbatim të masave të planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Transportuesi 4”.

    Transportuan një armë zjarri, nga Kosova, me qëllim shitjen e saj te persona të tjerë në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

    Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator, një automjet dhe një aparat celular.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të zbatimit të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për dy shtetas që dyshohej se kishin transportuar një armë zjarri pistoletë, nga Kosova drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi 4”.

    Si rezultat i tij, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

    – R. F., 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

    Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për tu shitur tek persona të tjerë.

    Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!