×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen rreth nëntë kilogramë drogë në Vërmicë, arrestohen dy persona

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 10:18

    Rreth nëntë kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit kokainë, janë konfiskuar mbrëmjen e së martës nga Policia e Kosovës, teksa janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.


    Në komunikatën për medie të Policisë, bëhet e ditur se deri te zbulimi dhe parandalimi i këtij rasti ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit në mes të Doganës dhe Policisë së Kosovës, si dhe me asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu bëhet e ditur se nëntë paktimet me substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit kokainë, me sasi prej 8 kilogramë e 800.74 gramë, janë gjetur pas hapjes së ulëses së pasme.

    “Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme. Pas hapjen së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej 8 kg, e (800.74) gram.”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    KOMUNIKATË E PËRBASHKËT PËR MEDIA

    Kapen rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike të dyshuara për kokainë

    Vermicë, më 8 shtator 2021

    Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Me datën 07.09.2021, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet (pezho) me targa të republikës së Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj me shtetësi të Shqipërisë, ku pas dyshimeve të ngritura vetura është selektuar për kontrolle.

    Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme.

    Pas hapjen së ulëses së pasme është gjetur bunkeri, në të cilin janë gjetur nëntë (9) paketime me substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë, me sasi prej 8 kg, e (800.74) gram.

    Bashkëpunimi në mes të Doganës dhe policisë së Kosovës si dhe asistenca e ofruar nga autoritetet e Shqipërisë, ka rezultuar me zbulimin dhe parandalimin e këtij rasti.

    Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante policore si dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!