Një person ditë më parë është futur në një shtëpi në fshatin Savrovë të Suharekës, ku edhe ka arritur të vjedh disa gjësende me vlerë.
Vjedhjet në Kosovë nuk kanë të ndalur. Persona të maskuar po futen në shtëpi të huaja dhe po vjedhin gjësende me vlerë si ari, para, e paisje teknologjike.
Kështu është edhe rasti i fundit në fshatin Savrovë të Suharekës.
Atje një person është futur në një shtëpi dhe ka kryer një vjedhje i vetëm.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Metro, shihet se personi fillimisht merr një shkallë për të u ngjitur në murin e shtëpisë dhe më pas shihet duke dëmtuar një kuti e cila është sistem i alarmit, dhe kamerave.
Sipas informacioneve të Metros, personi ka arritur që të hy brenda shtëpisë dhe ka vjedhur gjësende me vlerë e paisje teknologjike.
Më poshtë keni videon e momentit të vjedhjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.