Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë natës të së mërkurës është arrestuar një person i cili nuk u ishte përmbajtur dispozitave shëndetësore për gjendje të epidemisë.
Policia njofton se personi në fjalë është arrestuar rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë pasi ishte kapur duke qarkulluar me veturën e tij, shkruan Reporteir.net.
I arrestuari, ishte arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK.
Por më pas sipas policisë ai ka rezultuar se është pjesë e listës së personave që janë në vet izolim.
”Gjatë një pike kontrolli njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte ai dhe i njëjti ka poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja, njofton Klan Kosova. Ai është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK dhe i njëjti është liruar. Por pas këtij veprimi po të njëjtën mbrëmje në ora 22:00 në stacion të policisë është kontrolluar lista e personave që janë në vet izolim dhe ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur është pjesë e asaj liste”, thuhet në raportin policor.
I njëjti është kontaktuar nga policia dhe është udhëzuar që të vet izolohet dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti . /Reporteri.net