Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale “Veriu”, në fshatin Kovaçë, komuna e Zubin Potokut, kanë hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, i ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar.
Sipas policisë, gjithashtu, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti Toyota me targa vendore me vozitës të dyshuarin me iniciale (D.V.) i lindur më 1973 në një fshat të Zubin Potokut.
“Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi. Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.