×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapiten Lirimi dhe Kadet Alisa që po na bëjnë krenar në SHBA

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 23:26

    Kosovarët Lirim Bllaca dhe Alisa Ramadani po shënojnë një tjetër sukses. Ata po përfaqësojnë Qendrën për Studime Universitare në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake.

    Kjo ngjarje po zhvillohet në Universitetin e Norwich-it në Vermont, SHBA.

    Kështu ka njoftuar Qendra për Studime Universitare – Akademia e Mbrojtjes përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Alisa Ramadani po përfaqësojnë Qendrën për Studime Universitare në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake. Kjo ngjarje po zhvillohet në Universitetin e Norwich-it në Vermont, SHBA. Aty Kapiten Bllaca prezantoi punimin e parë akademik nga QSU-ja të publikuar në një revistë shkencore, ku përveç Kadet Ramadanit, bashkautorë janë edhe komandanti i QSU-së, Major Ali Haxhimustafa, dhe instruktori Toger Premtim Shaqiri“, thuhet në njoftim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!