×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq i fuqishëm ishte shiu që ra të hënën në Prishtinë

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 23:52

    Shërbimi i meteorologjisë, Prishtina Weather, ka zbuluar specifikat e shtrëngatave me shi, që u zhvilluan gjatë së hënës mbi Kosovë.


    Shiu i madh nisi nga orët e hershme të mëngjesit, e në pasdite përfshiu edhe kryeqytetin e vendit, Prishtinën.

    Rreth orës 16, kur stuhia kaloi mbi Prishtinë, intensiteti i të reshurave për një çast arriti deri në 149.6mm/h, ka bërë të ditur Prishtina Weather.

    Era pati hove deri në 20.6m/s (74km/h), ka treguar më tej shërbimi i meteorologjisë, në Facebook.

    Deri në mbrëmje, sipas PW, sasia e akumuluar e të reshurave arriti në 17mm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!