×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq para i kushtuan Komunës së Prishtinës testet për COVID-19

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 8:38

    Komuna e Prishtinës ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër tender me kontratë.


    Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti është furnizuar me teste serologjike për SARS-Covid19.

    Sipas tenderit të publikuar nga prokurimi, vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 165 mijë euro.

    Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Uni-Care” Sh.P.K, vlera e përgjithshme e të cilit është 59 mijë e 500 euro.

    Tutje, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë po ai i cili është kurorëzuar.

    Vlen të përmemdin faktin se gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shënuar 292 raste të reja me Covid19, 3 raste të vdekjes si dhe 556 të shëruar.

    Ndërkaq, vetëm në Prishtinë janë regjistruar 100 raste të reja me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!