Autor: Florjana Hoti
836 raste të reja me COVID-19, dhe 700 të shëruar nga ky virus, janë regjistruar si shifra të reja brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.
Shifra e të infektuarve me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë del se është më e larta e infektimeve, që nga fillimi i këtij viti.
Gjatë orëve të fundit janë raportuar 10 raste të vdekjes me Covid, shkruan Reporteri.net.
“Rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Që nga fillimi i pandemisë deri sot gjithsej total në total janë regjistruar, 85.334 raste nga 401.480 mostra të kryera si dhe 1.813 raste të vdekjes.
IKSHPK ka njoftuar se 12.934 është shifrave raste aktive në vend.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga COVID në Kosovë, deri më sot, është gjithsej 70.587.
“Sot janë raportuar 836 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim”, ka njoftuar IKSHPK.
“Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore”, thekon Instituti.