×
  • Lajme
  • Lajme

    Karantinohen banorët e kompleksit “Rrezja” në Prishtinë

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 21:17

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se banorët e kompleksit “Rrezja” janë karantinuar si masë mbrojtëse për përhapjen e Covid-19.


    Ahmeti ka njoftuar se sot është bërë  pastrimi i thellë i rrugëve rreth kompleksit “Rrezja”dhe dezinfektimi i ndërtesës në tërësi.

    “Si Komunë, përmes Qendrës Operative po përkujdesemi që këta banorë dhe të gjithë të tjerët të infektuar me #covid19 në Prishtinë të kontaktohen për të përcjellur gjendjen e tyre dhe për të marrë kërkesat e tyre për ushqim e barëra.

    Në ndërkohë, sot është bërë pastrimi i thellë i rrugëve rreth kompleksit “Rrezja”dhe dezinfektimi i ndërtesës në tërësi.

    Poashtu, kemi ka dhuruar 10 palë rroba mbrojtëse për punëtorët e kompanisë së dezinfektimit.

    Vazhdo #rriNshpi dhe të gjithë e tejkalojmë më shpejt këtë sfidë”, shkruan ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!