×
  • Lajme
  • Lajme

    Karriga “bosh” e Bislimit në konferencën në Beograd, Biserko e zhgënjyer me autoritetet serbe: “Kaq për normalizimin e marrëdhënieve”

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 17:21

    “Kaq për normalizimin e marrëdhënieve” tha Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, kur lajmëroi se zv/kryeministrit të parë kosovar, Besnik Bislimit nuk iu garantua pjesëmarrja e sigurtë në një konferencë në Beograd, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës, Besnik Beslimi është penguar të marrë pjesë në tryezën ‘Kosova dhe perspektiva evropiane e rajonit’. Ai arriti në Beograd, por u kthye sepse policia nuk mund të garantonte sigurinë e tij. Para kësaj, ai ishte subjekt i marrjes në pyetje në kufi. Kaq për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi Biserko në Facebook, përcjell Reporteri.net.

    Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit i është dashur të kthehet prapa në Kosovë ende pa hyrë në Serbi ngase autoritetet e Serbisë s’kanë garantuar për sigurinë e tij.

    “Po është e vërtetë, zoti Bislimi është rrugës duke u kthyer për në Kosovë”, ka thënë publicisti dhe gazetari Dushan Janjiç në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net.

    Janjiç, i cili s’gjente kohë të shpjegonte më shumë për shkak se konferenca e forumit për marrëdhënie etnike po fillonte tha se brenda gjysmë ore do të tregojë më shumë për arsyet e kthimit të mbrapsht të zv/kryeministrit Bislimi.

    Bislimi ka thënë se vizita i ishte aprovuar; megjithatë, derisa po afrohej bashkë me delegacionin e tij në Beograd, një veturë e policisë nuk i la të kalonte, me pretekstin se për “arsye të sigurisë s’mund të bëhet”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne kemi bërë kërkesën për vizitë para një jave. Vizita është aprovuar. Kemi kaluar kufirin. Jemi afruar deri te Beogradi. Tek aty na ka dalë një veturë tjetër e policisë që na ka ndalë e ka thënë se për arsye të sigurisë s’mund të bëhet. Po del se është krejt manipulim… Doli një veturë shtesë, ka dalë konvoji dhe ka kërkuar të kthehemi se gjoja ka probleme për siguri. Ka thënë se po kërcënohet siguria”, ka thënë Bislimi nëpërmjet telefonit për kohavizonin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!