I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka vizituar sot veriun e Kosovës.
Në një restorant në Mitrovicë të Veriut, Kasanof është takuar me përfaqësues të organizata joqeveritare që udhëhiqen nga qytetarë serbë.
Kur doli nga hapësirat e restoranti, i dërguari amerikan nuk pranoi të flasë para gazetarëve që shprehën interesim për t’i bërë pyetje.
Jovana Radosavljeviq, drejtoreshë e Organizatës joqeveritare “New Social Iniciative” e tha për KALLXO.com se mes tjerash në takim folën edhe për çështjen e Urës së Ibrit.
“Kemi dëgjuar nga z.Kasanof se siç është qëndrimi i komunitetit lokal këtu, është edhe qëndrimi i qeverisë amerikane se nuk është koha për ta hapur urën në këtë kohë”- tha ajo.
Ajo shtoi se në takim u diskutua edhe shoqërimi në polici i politikanit serb, Aleksandar Arsinijeviq.
“Kemi shkuar për të diskutuar situatën në terren dhe çështjet me të cilat komuniteti i dytë është marrë në 3-4 vitet e fundit me qeverinë aktuale. Ne ngremë shqetësimin tonë për arrestimin e fundit të aktivistit Aleksandar Arsenijeviq dhe fakton qe njerëzit po mohohen të pritestojnë. Diskutuam për veprimet e njëanshme të qeverisë e cila ka shpërfillur nevojat e komunitetit lokal. Dhe kemi diskutuar hapat e përgjisthshëm për mundësitë e në sezonën e zgjedhjeve”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.