Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se marrëveshja e 4 shatotrit është jo e keqe, por se ka mundur të arrihet më shumë.
“Jam dëshpëru, jo pse e keqe, por ka mundur të arrihet më shumë. Po të mos ishte faji i skenës politike, tash do të ishte një marrëveshje që Serbia do ta njihte Kosovës, dhe në këtë aspekt e kemi lëshuar një mundësi”, ka thënë Kastrati në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se marrëveshja e 4 shtatori nuk është bërë për konsum elektoral në Amerikë.
“Kosova dhe Serbia nuk e ngjallin kurreshtjen e qytetarëve të Amerikës”, ka deklaruar Kastrati.
Ai thotë se duhet të bëhet një marrëveshje që asnjë çështje nuk mbetet e hapur.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.