×
  • Lajme
  • Lajme

    Kategorizimi i ri i komunave, 7 në zonë të kuqe

    Reporteri
    08 Janar 2021 | 15:39
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatat e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.


    Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna:

    Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

    Në zonën e verdhë, janë po ashtu 7 komuna:

    Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, Parteshi, dhe Juniku.

    Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna:

    Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!