Për katër ditë më radhë (13 – 16 korrik) Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Reporteri.net.
Kjo ka zgjuar interesimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare.
Përveç tyre, gjatë ditëve të intervistimit i cili ka zgjatur për orë të tëra, kanë qëndruar vazhdimisht me dhjetëra mërgimtarë të cilët i kanë dhënë mbështetje atij.
“Tani i mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanshëm në atë çka kam dëshmuar. Unë s’kam bërë asnjë krim dhe se lufta e UÇK ishte lufte e drejtë për liri e Kosovës”
Presidenti Thaçi pritet që nesër të kthehet në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.