×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të dyshuar arrestohen për bixhoz të paligjshëm në Gjakovë

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 15:53

    Katër të dyshuar janë arrestuar dje në Gjakovë për veprën penale organizmin i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.


    “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë të cilët nga njësiti policor janë hasur duke luajtur lojëra fati në një lokal pa emër, pronari i të cilit lokal nuk kishte qenë aty dhe nuk është identifikuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë konfiskuar: tre monitor, një server i kamerave, një dreambox, një roter dhe 170 euro para të gatshme që kishin qenë në aparate të lojërave”, thuhet në raportin policor.

    Përveç njësive policore në atë lokacion kanë dalë edhe zyrtarët e doganës së Kosovës të cilët e kanë bërë konfiskimin e tre aparateve të lojërave të fatit si dhe inspektorët komunal që e kanë mbyllë lokalin.

    Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!