×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të lënduar në një aksident në Vragoli

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 19:02

    Katër perosna kanë marrë lëndime trupore në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Vragoli.


    Lexues të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.

    “Rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore e trafikut ka dalë në vend-ngjarje. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.”, ka thënë Krasniqi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!