Katër pacientë të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 45 raste të reja pozitive.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të enjten janë shëruar edhe 298 pacientë që ishin të infekuar me virusin SARS CoV-2, duke e çuar kështu shifrën totale të të shëruarve në 154.191, shkruan Reporteri.net.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 15.910 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë administruar gjithsej 1.328.825 doza të vaksinës anti-COVID.
Aktualisht janë 2.928 raste aktive me coronavirus në vend.
Ky është njoftimi i plotë i MSH-së:
30 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.910 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.328.825 doza të vaksinës.
Deri më sot 530.959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.380 testime, 45 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 298 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.191
Në total numri i rasteve aktive është 2.928
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
/Reporteri.net