×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër ushtarët britanikë që më 1999 në Kosovë shpëtuan dy vajza shqiptare nga përdhunimi nga disa paramilitarë serbë

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 10:10

    Gazeta britanike Mirror i kishte kushtuar ballinën një ngjarje të rëndë në Kosovë.


    Dy vajza shqiptare po kërcënoheshin të përdhunoheshin para familjes së tyre, dhe më pas të vriteshin, nga disa paramilitarë serbë.

    Por, katër ushtarë britanikë ndërhynë duke shpëtuar vajzat dhe familjen. Gazeta në ballinën e saj nuk tregon se ku saktë ka ndodhur, pasi në Facebook, është publikuar vetëm ballina dhe jo teksti i plotë, shkruan Reporteri.net.

    Ngjarja megjithatë thuhet se ka ndodhur më 16 qershor. Gazeta i cilëson këta ushtarë, duke publikuar edhe fotografitë e tyre, si Heronj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!