×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër vjet nga ratifikimi i marrëveshjes së MSA-në

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 8:37

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 2 nëntor të vitit 2015, me shumicë votash ratifikuan me Marrëveshjen e MSA-së, në të cilën seancë partitë politike opozitare nuk morën pjesë në votim.


    Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 86 vota pro miratuan ligjin që e mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ratifikimin e MSA-së, nevojiten dy të tretat e 120 deputetëve, sa i kishte Parlamenti i Kosovës.

    Ratifikimi i MSA-së, u bë në një seancë solemne, ku të pranishëm ishin edhe ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe një numër i madh i ambasadorëve në Prishtinë të vendeve më të industrializuara.

    Tri ish-partitë politike opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma, morën pjesë vetëm në fillim të seancës, derisa lexuan fjalimet e tyre kundër qeverisë dhe siç thanë “të metat që i ka marrëveshja (MSA)”.

    Opozita me pas u largua nga salla e Parlamentit, duke mos marrë pjesë në votim për ratifikimin e MSA-së.

    Kosova në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit prezantohet me fusnotë, jo si Republikë e Kosovës. Në këtë pikë këmbëngul opozita, e cila thoshte se Kosova nga Bashkimi Evropian nuk trajtohet si shtet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!