×
  • Lajme
  • Lajme

    Kazinotë nisin zhvendosjen e tyre në Bllacë të Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 19:32

    Është bërë pothuajse një muaj prej se Qeveria e Kosovës mbylli të gjitha kazinotë në vend.


    Por, jo të gjithë u pajtuan me këtë vendim. Pronarë kazinosh nga Kosova, kanë filluar ta shikojnë mundësinë që veprimtarinë e tyre ta zhvillojnë në Maqedoninë e Veriut, raporton KTV.

    Një kazino, përmes faqes së saj në Facebook, i ka njoftuar klientët se shumë shpejt do të zhvendoset në Bllacë, dhe se do të sigurojnë transport falas nga të gjitha komunat e vendit.

    Për këtë lokal të braktisur në hyrje të fshatit Bllacë, banorët thonë se kanë shprehur interesim kosovarët, të cilët duan ta shfrytëzojnë si kazino.

    Por, banorët e fshatit me shumicë shqiptare, kanë thënë se nuk do ta lejojnë hapjen e asnjë kazinoje.

    Njëri nga ta, këshilltar komunal, thotë se Komuna e Quqerrsandevit është e vendosur që të mos japë leje pune për këtë veprimtari.

    Qeveria e Kosovës mori vendim të mbyllen të gjitha kazinotë dhe lojërat e fatit, pas dy vrasjeve që kishin ndodhur në Lipjan dhe Suharekë. Më pas, Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, miratoi ligjin i cili ndalon lojërat e fatit për 10 vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!