×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI: Ministria e Infrastrukturës nënshkruan kontrata me kompani që paguajnë punëtorët 1 cent orën

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 16:48

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) bën të ditur se Ministria e Infrastrukturës ka lidhur kontrata për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale, sipas të cilave punëtorët paguhen me 0.01€ deri në 5.00€ për orë pune.


    Tri nga kompanitë me të cilat MI ka nënshkruar kontrata, sipas KDI-së, në ofertat e tyre kanë deklaruar që i paguajnë punëtorët me 0.01€; 0.10€; 0.20€ dhe 0.30€ për orë pune.

    “Me pranimin e këtyre ofertave, Ministria e Infrastrukturës ka legjitimuar shkeljen e të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me Ligjin e Punës si dhe ka vepruar në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurim Publik”, thotë KDI-ja. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!