×
  • Lajme
  • Lajme

    KDI organizon tryezë diskutimi: Dialogu Kosovë – Serbi është interes kombëtar dhe i domosdoshëm

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 16:31

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar sot tryezë diskutimi ku u fol për rrjedhshmërinë e dialogut Kosovë-Serbi.

    Drejtori Ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu, deklaroi se në këtë tryezë të ftuar ishin përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve, të misioneve diplomatike në Kosovë dhe medias, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në diskutim u theksua se Kosova duhet t’u qëndrojë prapa obligimeve që i ka në raport me dialogun dhe t’i artikulojë qartë qëllimet që dëshiron t’i arrijë në politikën e jashtme.

    “Në diskutimin e hapur mes të pranishmeve në këtë tryezë, u theksua që Kosova duhet ta dëshmojë veten si shtet serioz duke iu qëndruar prapa obligimeve të cilat i ka ndërmarrë dhe të artikulojë qartë qëllimet të cilat dëshiron ti arrijë në politiken e jashtme dhe në dialog. Në fund, u theksua nevoja e zhvillimit të një dialogu të brendshëm si me komunitetin serb ashtu edhe me spektrin politik, shoqërinë civile dhe akademinë në mënyrë që të arrihet konsensusi dhe pajtueshmëria e brendshme lidhur kërkesat por edhe obligimet që dalin nga procesi i dialogut”, njoftoi Kryeziu përmes një postimi në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!