×
  • Lajme
  • Lajme

    KE me mesazh të qartë Kosovës e Serbisë: Harrojeni BE-në pa zgjidhjen e problemeve

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 21:11

    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet para se të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.


    “Pa zgjidhjen e problemeve mes vete, Kosova dhe Serbia nuk do të mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian”. Kështu ka thënë për “Tanjug”, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

    Schinas në këtë intervistë është pyetur edhe për taksën që Kosova i ka vendosur Serbisë.

    Sipas tij, qëndrimi i BE-së në lidhje me taksën është i qartë dhe se kjo taksë sipas tij, është sinjal që nuk mbështet progresin e Kosovës në rrugën evropiane.

    “Unë mendoj se mesazhi jonë ka qenë i qartë dhe ne do të vazhdojmë të paraqesim qëndrimin tonë”, u përgjigj Schinas, pasi u pyet nëse BE-ja ka autoritet të mjaftueshëm mbi Kosovën për të rënë dakord të heqë taksën.

    Në këtë intervistë, zëdhënësi i KE-së, Schinas, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse vazhdimi i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës mund të pritet deri në mbarimin e mandatit të Komisionit Evropian, transmeton më tutje lajmi.net.

    Schinas tha se, është e nevojshme që të gjitha problemet të diskutohen para hyrjes në BE, pasi që sipas tij, zgjidhja e problemeve mes dy palëve është shumë e nevojshme dhe se problemet e tilla nuk duhet të importohen në BE.

    “Problemet dypalëshe nuk duhet të importohen në BE. Është e domosdoshme që procesi i dialogut të vazhdojë”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!