×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti i EPC-së

    Kearns dhe Osmani takohen në Britani: Të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë

    Reporteri
    21 Korrik 2024 | 13:00

    Deputetja britanike, Alicia Kearns ka thënë se është jetike për sigurinë në Ballkan dhe Evropë që të mos lejohen akterët armiqësorë të rindezin konfliktin në Kosovë.

    Kearns përmes një postimi në Facebook ka treguar se është takuar në Britani me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Gjithmonë kënaqësi të takohem me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe Evropë. Ajo është me të vërtetë një fuqi dhe është jetike që të mos lejojmë akterët armiqësorë ta rindezin konfliktin në Kosovë”, ka shkruar Kearns në Facebook.

    Osmani në Britani mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

    Osman në Mbretërinë e Bashkuar përfaqësoi Kosovën në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

    Presidentja Osmani iu bashkua 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!