×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    KEK: Konsumatorët e FMF-së do të furnizohen maksimum deri në 60 ditë

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 17:07

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka sqaruar sot se roli i saj si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF) është një obligim ligjor i përkohshëm, dhe jo një garanci afatgjatë për furnizim me energji elektrike.

    Në një takim me përfaqësues të bizneseve dhe organizatave ekonomike, KEK theksoi se furnizimi i përkohshëm është në përputhje me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe vlen për një periudhë maksimale prej 60 ditësh.

    Nga data 1 qershor 2025, KEK ka filluar automatikisht furnizimin me energji për konsumatorët që nuk kanë zgjedhur ende furnizues në tregun e lirë dhe që janë shkëputur nga KESCO.

    “KEK gjithashtu ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve se, sipas rregullores së ZRRE-së dhe legjislacionit në fuqi, nga data 01.06.2025 ka filluar automatikisht furnizimi me energji për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lire dhe te cilet nga kjo date jane shkyqur nga KESCO si FSHU.

    Gjithashtu, KEK ka kërkuar bashkëpunimin e përfaqësuesve të bizneseve që t’u bëjnë thirrje anëtarëve të tyre për nënshkrimin sa më të shpejtë të kontratave me KEK-un si FMF, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm për sektorin energjetik të zhvillohet me sukses, pa ndërprerje dhe në përputhje me kornizën ligjore”, thuhet mes tjerash ne njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!