×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Fuqia e PDK-së ka me u pa edhe si lidere e opozitës, as s’ja kena nis hala

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 12:10

    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Migjen Kelmendi, ka thënë se PDK-ja nuk është humbësi i këtyre zgjedhjeve pasi, sipas tij, ajo arriti t’i ruajë 170 mijë votat e saj.


    Sipas këngëtarit që u fut së fundmi në PDK, partia e tij vendosi një kriter të ri në demokraci, duke përmendur faktin se brenda dy orësh pranoi rezultatin zgjedhor, shkruan Reporteri.net.

    “Partia Demokratike nuk asht e humbuna e ketyne zgjedhjeve. Asht e shpetuemja e zgjedhjeve. Arriti me i ruejt 170 mije votat e veta dhe me e rrite numrin e tyne aprx. per 10 mije. PDK caktoi nji standard te ri ne demokracine ballkanike: pranoi rezultatin mbrenda dy oresh dhe doli ne opozite. Diçka e papame dhe e paperjetueme ne Ballkan”, ka thënë ai.

    Ndër të tjera, Kelmendi thekson se fuqia e PDK-së do të shihet në opozitë, duke shtuar se “na s’ja kena nis hala”.

    Ky është publikimi i tij i plotë dhe pa ndërhyrje:

    Edhe ne keto zgjedhje e pame Demokracine se si veproi. Ne tane fuqine e saj.

    Praptoi pushtetet, caktoi protagonistat dhe krijoi mundesi per standarde te reja.

    Partia Demokratike nuk asht e humbuna e ketyne zgjedhjeve. Asht e shpetuemja e zgjedhjeve. Arriti me i ruejt 170 mije votat e veta dhe me e rrite numrin e tyne aprx. per 10 mije.

    PDK caktoi nji standard te ri ne demokracine ballkanike: pranoi rezultatin mbrenda dy oresh dhe doli ne opozite. Diçka e papame dhe e paperjetueme ne Ballkan.

    PDK ka shume nevoje per kete frymemarrje, per me vazhdue thellimin e reformes, per hapjen e matejme ndaj kuadrove te reja, dhe per detajimin e programit te saj per zhvillimin e Kosoves.

    Personalisht, humba mundesine qe permes Kuvendit te Kosoves me i sherbye publikut. U jam mirenjohes gjithe atyne qe permes votes me mbeshteten dhe besojne, ashtu si une, te nji PDK dhe Kosove qe mundet me reformue veten dhe qeverisjen e ketij vendi. Ky qellim i perbashket ka me vazhdue me mbete motivi im ne angazhimin e ardhshem politik.

    Por…mu nuk me ka ba partia, e as kishin me m’ba edhe 30 mije vota tjera…as ma te mire, e as ma te ri (fatkeqesisht:)

    I bindun se ka shume hapsina e mundesi tjera me i sherbye publikut, se PDK mbetet forca politike pa te cilen s’un imagjinohet Kosova, se fuqia e saj ka me u pa edhe si lidere e opozites, po ju them:….na hala s’ja kena nis!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!