×
  • Lajme
  • Lajme

    Prindërit keqtrajtojnë vajzën që ishte fryt i lidhjes jashtëmartesore

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 14:21

    Një vajzë e mitur nga Gjakova për një kohë ishte rrahur nga prindërit e saj. Ajo sipas policisë, dyshohet se ishte frytë i një lidhjeje jashtë martesore.


    Nga sulmet fizike të nënës dhe babit të saj, kjo vajzë e mitur kishte marrë trajtim mjekësor.

    Ajo i është marrë prindërve nga ana e zyrtarëve të viktimave dhe është dërguar për strehim në një vend të sigurt.

    Ndërkohë që babai i saj është arrestuar nga policia. E nëna është liruar në procedurë të rregullt.

    Me rastin tashmë po merret policia e Kosovës.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) K/Shqiptar-e pasi që, të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tyre të mitur-viktimës femër K/Shqiptare, dyshohet për shkak të një lidhje të fshehtë të viktimës me një person. Viktima pas tretmanit mjekësor, është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe QPS-së, pastaj është dërguar për strehim në një vend të sigurt. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarve, njëri (babai) është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara (nëna) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!