×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënimi nga Z Mobile, drejtori i Telekomit tregon se ç’premtim i dha Haradinaj

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 16:03

    Kompania Z Mobile kërcënoi ditë më parë Telekomin e Kosovës me mbyllje të xhirollogarive pas moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.


    Duke parë situatën dhe mundësinë e shpërthimit të protestave nga ana e punëvetorëve të Telekomit, kreu i kësaj ndërmarrje Bedri Istrefi sot ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale në Telekom dhe stabilitetin financiar të këtij aseti shumë të rëndësishëm nacional.

    “E njoftova kryeministrin se sfidat me të cilat po ballafaqohet Telekomi i Kosovës do të tejkalohen vetëm me përkrahje institucionale. Kryeministri Haradinaj, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë për ofrimin e mbështetjes së parezervë në përpjekjet tona për të gjetur zgjidhjen më adekuate për të gjitha problemet e akumuluara ndër vite dhe për ta rikthyer Telekomin e Kosovës në pozitën e vet lidere në sektorin e telekomunikimit në vend”, ka shkruar Istrefi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa Haradinaj ka bërë të ditur se me të partin e Telekomit ka biseduar për obligimet milionëshe financiare, përfshirë këtu edhe kontratën me Z Mobile.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!