×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohen me armë 2 zyrtarë gjatë punës në Vushtrri

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 10:25

    Dy persona gjatë orarit të punës janë kërcënuar me armë zjarri nga një i dyshuar.


    Në bazë të raportit të policisë viktimat punojnë në Agjencionë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave me ç’rast janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

    “ I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!