×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanoset drejtori i një shkolle në Pejë, shkak dy nxёnёs u suspenduan nga procesi mësimor

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 10:24

    Drejtori i shkollës fillore në Kryshec të Pejës është kanosur nga prindi i nxënësve të cilët u suspenduan nga procesi mësimor.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 21.03.2023, rreth orёs 10:10, ёshtё njoftuar se nё shkollën fillore tё fshatit Kryshec-Pejё, ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur Drejtorin e shkollёs”, thuhet në njoftimin e policisë.

    I dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!