×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet me vrasje një avokat në Gjilan

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 10:41

    Dy ditë më parë, një avokat ka raportuar në Policinë e Rajonit të Gjilanit se është kërcënuar me vrasje nga një person.


    Policia ka sqaruar se avokati është telefonuar nga i dyshuari me një numër të fshehur duke u prezantuar me një emër të rrejshëm ku ka kërkuar që të takohet me avokatin e të cilin më pas e ka kërcënuar.

    Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!