×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet për të disatën herë Ramiz Lladrovci

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 9:47

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kërcënuar të hënën.


    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ vetë Lladrovci, i cili bëri të ditur se tashmë rastin e ka denoncuar në Policinë e Kosovës.

    Ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që kërcënohet, por ato që nuk janë serioze nuk i raporton.

    “Po, kam marrë një kërcënim të hënën përmes ‘WhatsApp’. Unë kam marrë kërcënime edhe herave të tjera, por vetëm ato që i konsideroj serioze i paraqes te organet përgjegjëse. Këtë të fundit e kam konsideruar të tillë dhe e kam paraqitur në Polici”, ka thënë Lladrovci për Reporterin.

    I pyetur për motivet e mundshme, ai ka thënë se nuk mund të japë detaje tjera.

    “Unë nuk jap detaje tjera, Policia tani po merret me rastin dhe i mbetet ta bëjë punën e saj”, deklaroi Lladrovci. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!