×
  • Lajme
  • Lajme / Shkruan Presidentja

    Kërkesa për largim të ushtrisë serbe nga kufiri, Osmani: SHBA gjithmonë qëndrojnë pranë popullit të Kosovës

    Reporteri
    29 Shtator 2023 | 23:15
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osman ka thënë se mirëpret deklaratën e Administratës Amerikane që i kërkon Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë qëndrojnë pranë Kosovës dhe popullit të saj.

    Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tjerë për sigurinë e vendit.

    Po ashtu presidentja Osmani ka thënë se mirëpret deklaratën e administratës amerikane dhe aleatëve tjerë për vënë para drejtësisë kryerësit sulmit terroriste kundër Policisë së Kosovës, për të ulur tensionet.

    “Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi”, ka shkruar Presidentja Osmani në ‘X”.

    Uashingtoni i bëri sot thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë.

    Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufijve me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

    SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!