×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet aktivizimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për helmimet në Deçan

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 12:13

    Ka nisur takimi emergjent i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.


    Në këtë takim po diskutohet për helmimet në Deçan.

    Me këtë rast, anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar që të thirret Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

    Deputeti nga radhët e AAK’së, Bekë Berisha ka kërkuar nga qeveria Kurti që të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke thënë se helmimi i mijërave të helmuarve nuk i lihet vullnetit të komunave.“Nuk dihet se çfarë ka ndodh. Nuk përjashtohet mundësia tjetër. Ky është vetëm një spekulim. Duhet të thirret Këshilli për Siguri Kombëtare. Nuk lihet në vullnetin e komunave kjo. S’funksionojmë ne më me vitra”, ka shtuar ai.

    Deputeti i LDK’së, ka thënë se për aktivizimin e këtij Këshilli dikush duhet të jep urdhrin.

    Quni ka thënë se këtë duhet ta bëjë kryeministri Kurti apo ministrat tjerë.

    “Për tu aktivizuar Këshilli i Sigurisë Kombëtare, dikush të ja jep për detyrë që ta menaxhojnë këtë situatë. Kjo është autoritet i kryeministrit, e ministrave tjerë, varësisht nga specifika”, ka shtuar ai.

    Anëtarët e këtij komisioni kanë thënë se janë vonuar veprimet në rastin e helmimeve dhe se kjo çështje nuk mund të trajtohet vetëm nga komuna.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!