Organizata Joqeveritare “Qika” ka protestuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku u konstatua se Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit ia kanë shkelë Sebahate Morinës të drejtën në jetë.
Nga aty, u kërkua dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore, Kushtrim Munishi dhe vartësve të tij, për siç thanë, mostrajtimin e duhur të këtij rasti.
Kjo organizatë gjatë së martës kishte mbajtur aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës me thirrjen “Kundër shtetit që i vret gratë”, lidhur me këtë çështje.
Në njoftimin nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë vendim është bërë e ditur se Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokurori i Shtetit kanë dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre për mbrojtje të jetës së Morinës. Ajo disa herë e kishte raportuar ish-bashkëshortin e saj në Polici. Këtë për herë të fundit e ka bërë dy javë para se të vritej, më 14 mars të vitit 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.