Kërkohet lirimi i menjëhershëm i mjekut që u arrestua në Podujevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të mjekut Ibrahim Hoti që u arrestua mbrëmë pas refuzimit të dhënies së ndihmës për një pacientë në QKMF-në në Podujevë.


Në reagimin e kësaj Federate thuhet se janë të indinjuar thellë për arrestimin e mjekut në fjalë.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e indinjuar thellë pas arrestimit të mjekut të respektuar nga Podujeva Dr. Ibrahim Hoti kërkon nga organet e rendit që ta lirojnë të njejtin nga ndalimi prej 48 orësh pas një video inqizimi të publikuar në mediume. Është për të ardhur keq se si trajtohen në mënyrë më të keqe të mundshme mantelbardhët, të cilët tashmë janë të stërlodhur. FSSHK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndjekjen e procedurave për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në reagimin e tyre”.

Reagimi i plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e indinjuar thellë pas arrestimit të mjekut të respektuar nga Podujeva Dr. Ibrahim Hoti kërkon nga organet e rendit që ta lirojnë të njejtin nga ndalimi prej 48 orësh pas një video inqizimi të publikuar në mediume.

Është për të ardhur keq se si trajtohen në mënyrë më të keqe të mundshme mantelbardhët, të cilët tashmë janë të stërlodhur.

FSSHK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndjekjen e procedurave për zbardhjen e ngjarjes.

Po ju rikujtojmë se Dr. Ibrahim Hoti nuk është kriminel dhe nuk paraqet rrezik për shoqërinë,përkundrazi gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19 ka shërbyer në mënyrë të ndershme dhe me profesionalizëm, për aq sa ka pasur mundësi.

FSSHK është në përkrahje të plotë të punëtorëve shëndetësor në QKMF-Podujevë dhe veprimeve të tyre sindikale, por kërkon që edhe ata të cilët kanë marr vendime të tilla të japin arsyet e tyre.

FSSHK