Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, S.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 25 shtator 2021, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri me dashje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij, të dëmtuarës, L.B., duke përdorur mjet të fortë.
I pandehuri S.B., fillimisht e ofendon me fjalë të rënda bashkëshorten e tij, e më pas e sulmon fizikisht duke e goditur me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit, ku të njëjtës i shkakton lëndime trupore.
I pandehuri me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 26 shtator 2021.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.