Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar se ka bërë një gabim në postimin e mëhershëm, duke thënë se harta e publikuar s’kishte përfshirë votat e mërgatës dhe personave me nevoja të veçanta.
Pas përfshirjes së këtyre votave, rezulton që Lëvizja Vetëvendosje është e para sipas tij edhe në komunën e Klinës, duke e bërë atë pjesë të hartës së kuqe.
Kurti kërkoi falje për këtë lëshim dhe falënderoi mbështetësit e partisë.
Ai gjithashtu tha se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, LVV është e para në 22 komuna, ndërsa PDK udhëheq në dy komuna, LDK në një, AAK (në koalicion me Nismën Socialdemokrate) në dy, KDTP në një dhe LS në dhjetë komuna, prej të cilave gjashtë janë komuna të Ahtisaarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.