×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli Gjyqësor kërkon ndryshimin e ligjit për përgjegjësinë disiplinore

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 13:20

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione po diskuton për vendimet e gjykatave në trajtimin e rasteve në baza gjinore dhe dhunë në familje.

    Para anëtarëve të komisionit po raporton Qerim Ademaj nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Ai ka folur edhe për rastin e Gjilanit dhe Pejës ku gjyqtarët kishin marrë vendime për dhunim.

    Sipas tij, është e nevojshme që të ndryshohet Ligji për përgjegjësinë disiplinore që Këshilli të marrë vendime dhe të iniciojë raste.

    “Këshilli nuk ka mundësi që të hap rast. Është mirë që ndoshta të rishikohet ligji për disiplinimin e gjyqtarëve dhe për të iniciuar raste. Mbi këtë bazë ne kemi pengesa që të iniciojmë raste se nuk kemi baza ligjore”, tha ai, përcjell televizioni publik.

    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci theksoi se nuk është vetëm gjuha e përdorur por edhe impakti që ka te viktimat. Sipas saj, në këtë formë po krijohet mos-besim në gjyqësorin e Kosovës.

    “Kur ju jeni të vetëdijshëm që një ligj në fuqi ju krijohet barrë për punën që ju duhet të kryeni, ju duheni në vazhdimësi të bëni presion mbi institucionet. Është tepër me rëndësi që këto çështje t’i trajtoni. Ky ligj ju kufizon juve në punën që e bëni”, tha ajo.

    Derisa ka folur për rastet në Pejë dhe Gjilan, deputetja Tinka Kurti ka pyetur se nëse ndonjëherë gjyqësori ka bërë kërkesë për trajnime të gjyqtarëve në Akademinë e Drejtësisë.

    “Gjyqtarja Florije Zatriqi është suspenduar, nuk është shkarkuar. Çfarëdo gjuhe e papërshtatshme në marrjen e vendimit është e papranueshme për Këshillin Gjyqësor të Kosovës… në kuadër të Këshillit Gjyqësor është komisioni per vlerësimin e perfomancës për tre vjet, dhe nëse konstaton se ka nevojë për trajnim i rekomandon Akademisë”, ka thënë ai.

    Edhe anëtarja e pozitës, Fjolla Ujkani theksoi se vendimet e fundit të disa gjyqtarëve kanë qenë të nivelit të ulët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!