×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Prindërve pyet SBASHK’un: A mund të ndjeheni krenarë me grevën?

    Reporteri
    01 Tetor 2022 | 17:26

    Këshilli i Prindërve të Kosovës i është drejtuar SBASHK’ut pas vendimit të këtyre të fundit për pezullim të grevës deri në janar të vitit të ardhshëm.

    “Anëtarët e sindikatës, e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, thonë nga Këshilli, përmes një shkrimi në Facebook, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Ata tregojnë se nga takimi që kishin zhvilluar me përfaqësues të Sindikatës më 31 gusht, kishin pasur vetëm dy kërkesa ndaj tyre. E para ishte që të mos u prishet nxënësve të klasës së parë festa e 1 shtatorit, dhe e dyta, që SBASHK’u të mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat.

    “Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë “nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë”.

    Postimi i plotë:

    Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se kanë pezulluar grevën e filluar më 25 gusht në administratën publike dhe arsim.

    Ata kanë thënë se greva do të jetë e pezulluar deri në janar të vitit 2023 dhe mësimi do të fillojë të hënën.

    Ndërkaq, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se greva ka qenë e ligjshme dhe u përdor si mjet i fundit i presionit.

    “Greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit presioni në raport me partnerin social me Qeverinë. Nuk ishte akt personal, e as individual por mjet i organizimit sindikal”, është thënë në konferencë.

    Kreu i SBASHK, Rrahmaj Jasharaj ka thënë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janar të vitit 2023.

    “Urojmë që kjo kohë të shfrytëzohet nga qeveria për reflektim dhe dialog të mirëfilltë, sepse janari vjen shpejt dhe nuk është mirë që të ndodh prapë greva si kjo e tanishmja”, tha Jasharaj në një konferencë për media. /Reporteri.net/.

    Pezullohet greva, mësimi nis të hënën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!