Këshilltari politik i ish-kryeminsitrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Selim Selimi, ka publikuar një foto me njërin prej aktivistëve të AAK-së që u arrestuan sot nga Policia e Kosovës si pasojë e një proteste para Kuvendit, dhe më pas u liruan.
Aktivistë të AAK-së vendosën një arkivol para objektit të Kuvendit.
“Me Naim Ramizin, aktivistin i cili sot u arrestua për shkak se protestoi dhe e shfrytëzoi të drejtën e tij për të demaskuar hipokrizinë”, shkroi Selimi.
“Arkivoli i kufomës së idealit u dorëzua sot. Tregu i Kosovës të mbrohet nga të gjithë!”, shtoi ai.
Ndryshe, sot po mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, me temë taksën ndaj Serbisë, me thirrje të AAK’së.