Këshilltari për ekonomi i Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, Muhamet Spahiu, ka thënë se taksa 100% e vendosur rreth një vjet më parë ndaj produkteve serbe, pati efekte pozitive për shtetin e Kosovës.
”Çdo masë ka për efekt mbrojtjen e ekonomisë”.
”Me të dhënat faktike të administratës tatimore, kemi parë që është rritur shitja e produkteve vendore. Efekti pozitiv i taksës sa i përket ekonomisë dhe bizneseve ka qenë i mirë”.
”Por, nuk do të thotë që edhe Serbia i ka ulë kërkesat e veta. Efekti ekonomik i taksës në Serbi ka qenë shumë më i madh. E ka ndërruar edhe pozicionin e Kosovës ndaj Serbisë. E dimë që Serbia ka marrë politika tatimi me Kosovën”.
”Ka edhe efekte shumë të tjera. Në bazë të të gjitha hulumtimeve rreth 30% është efekti i rritjes ekonomike nga taksa. Efekti i taksës ka qenë jashtëzakonisht i madh sidomos ekonomik”.
Spahiu ka thënë në Info Magazine se taksa 100% nuk pati vetëm efekte ekonomike, pasi Kosova u bë palë më e fuqishmë edhe në dialogun me Serbinë.
”Jemi bërë palë më e fuqishme negociuese në raport me Serbinë”.
”Pas hulumtimeve që kemi bërë në kompani, kemi bërë anketime me kompani që janë prezentë në tregun e Kosovës me produkte që janë të njëjta të Serbisë që ato janë në Kosovë”.