×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i kryeministrit Kurti i reagon Edi Ramës: Gjermania s’e mbështet Mini-Shengenin, eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 22:48

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka thënë sot se Qeveria gjermane e mbështet nismën e “Open Bllakan” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.


    E lidhur me këtë, kryeministrit shqiptar i ka reaguar Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

    Zulfaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se Gjermania nuk e mbështet “Mini Shengenin” por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

    Po ashtu, ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.

    “Gjermania nuk mbështet “Minishengenin” tash të ndryshuar në “Open Balkan”. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. “Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!