×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i kryeministrit: Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, nga korridoret në tavolina zyrtare

    Reporteri
    20 Shkurt 2023 | 21:10
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe këshilltari i tij, Jeton Zulfaj

    Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka komentuar takimet e shefit të tij gjatë Samitit të Sigurisë në Mynih.

    Sipas Zulfajt, Kurti ka ngritur nivelin e takimeve, duke theksuar se “nga niveli ku vrapohej nëpër korridore për ti zgjatur dorën liderëve e përfaqësuesve të ndryshëm, tashmë është në tavolina zyrtare e shtetërore dhe përfaqësim dinjitoz”.

    Ai gjithashtu komentoi takimin e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Zulfaj tha se Blinken ka pasur shumë arsye për të takuar Vuçiqin.

    “Serbia siç e dini nuk i ka vendos sanksione Rusisë dhe SHBA e mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftë kundër agresionit rus. Dhe këtë vit në konferencë ishte temë kryesore agresioni rus në Ukrainë. Mendoj që ka shumë arsye për të takuar presidentin e Serbisë, mbështetja e popullit serb për luftën e Rusisë në Ukrainë është mbi 70 për qind, ajo (Serbia) e nuk ka sanksionuar dhe sjella e Serbisë karshi kësaj beteje është shqetësuese dhe ka pasur ti thotë shumëçka (Blinken-Vuçiqit) Serbisë”, ka shtuar Zulfaj.

    Zulfaj theksoi se Kurti ka pasur më së shumti takime se kryeministrat e rajonit, takime të cilat kanë qenë të nivelit të lartë.

    “Mund të shikoni të gjithë takimet e kryeministrave të rajonit, për takime të nivelit të lartë, por edhe numrin dhe formën e organizmin e këtyre takimeve”, ka krahasuar takimet e Kurtit me kryeministrat e rajonit, këshilltari i tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!