Shkëlzen Gashi, këshilltari i kryeministrit në largim, Albin Kurti para disa vitesh kishte thënë ca dromca të çuditshme rreth heroit kombëtar, Isa Boletinit.
Në qershor të vitit 2015, i ftuar në emisionin ‘Info Magazine’, këshilltari i Kurtit kishte vënë në dyshim patriotizmin e Isa Boletinit, duke e quajtur mercenar që luftonte për interesa të veta, përcjell Gazeta Insajderi.
Sipas, Gashit Boletinit ishte përdorur nga regjimi komunist shqiptar, prandaj nuk mund të merret si personalitet që duhet ndjekur.
“Personaliteti i Isa Boletinit është glorifikuar. Biografitë që janë shkruar për të nuk janë të tilla, sepse në to është shenjtëruar jeta dhe vepra e tij. Shtetit shqiptar i ka interesuar ta promovojë Isa Boletinin si hero të kombit, sepse shteti shqiptar do ta portretizojë kosovarin si Isa Boletinin, si luftëtar – ju jeni pushka, ne jemi mendja”, kishte thënë Gashi.
Tutje, këshilltari i cuditshëm i Kurtit vazhdonte të kontestonte mbi veprën e Boletinit duke thënë se ai nuk duhet të ndiqet si model, duke e cilësuar si mercenar.
“Isa Boletini është personalitet tragjikomik. Ose thënë ndryshe, ai ka qenë mercenar.Unë nuk mendoj që Isa Boletini është modeli që duhet ndjekur për shkak se nuk ka pasur konsistencë, qëllime të larta, ose thënë ndryshe – ka pasur qëllime meskine. Pra, është i ngjashëm me politikanët e sotëm”, kishte thënë Gashi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.