×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit për postimin e Thaçit dhe Grenellit: Ne do të rezistojmë!

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 17:35

    Këshilltari i Kryeministrit të shkarkuar, Shkelzen Gashi, ka paralajmëruar rezistencë ndaj njoftimit të Grenellit se shpejt do të ketë fillim të bisedimeve dhe marrëveshje Kosovë-Serbi.


    Gashi ka paralajmëruar se do të ketë shkëmbim territorial e zhbërje të Gjykatës Speciale.

    “Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Sërbia e as anëtarësim në OKB. Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale. NE DO TË REZISTOJMË!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB, ku ka bashkëngjitur edhe reagimin e Grenell në twitter.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat përfundimtarë kushtetues për të mundësuar formimin e qeverisë së re.

    Ndërsa, Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell përmes një ‘retweeti’ ndaj postimit të Presidentit Thaçi në Twitter, ka thënë se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!