×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit tha se UÇK ka bërë krime – Ku është Rexhep Selimi?

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 23:37

    Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka akuzuar sot publikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se ka kryer krime, ndërsa ka pohuar se Dick Marty, i cili në raportin e tij ka bërë të njëjtat akuza, nuk është antishqiptar.


    Kjo deklaratë e Gashit ka shkaktuar reagime të mëdha në vend, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe duke e kërkuar shkarkimin e tij.

    Kundërshtimin e tyre e kanë shprehur edhe disa figura të Vetëvendosjes, përfshirë Glauk Konjufcën dhe Hysen Durmishin, por jo edhe Rexhep Selimi, i cili është i vetmi njeri i UÇK-së brenda VV-së.

    Kurreshtjen e tij për mendimin e Rexhep Selimit lidhur me këtë çështje e ka shprehur edhe deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

    “Shumë jam kureshtar me ditë një opinion të z. Rexhep Selimi në lidhje me deklaratën e dhënë për UÇK-në nga Shkëlzen Gashi, i cili është këshilltar i Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook.

    Ndërkohë mediat serbe po e raportojnë me të madhe deklaratën e këshilltarit të Kryeministrit Albin Kurti, sipas të cilit UÇK ka kryer krime kundër civilëve serbë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!