×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Kurtit, para tre vitesh: VV në embrion është parti kriminale

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 21:45

    Shkëlzen Gashi, i cili sot u emërua nga Kryeministri Kurti këshilltar politik, në një intervistë kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në thelb të saj është parti kriminale.


    “LDK-ja është parti kriminale frikacake, PDK-ja është parti kriminale e guximshme, kurse VV-ja është parti kriminale në embrion. Për këtë, jahti është vetëm një prej dëshmive. E keni parë që VV kërkon hetim për financimin e ShIK-ut, e nuk tregon për financimin e vet prej themelimit e deri te futja në institucione 2005-2010? Pastaj mos të flasim për aktivistët e papunësuar që depozitojnë nga 999 euro si donacion për partinë. Për VV-në, kriminelët kur janë me partitë tjera janë kriminelë, kurse kur janë me VV-në janë patriotë. JAM I BINDUR QË VV E PËRDORË ISLAMIZMIN NJËSOJ SIKUR QË E KA PËRDORË NACIONALIZMIN. Shiheni qeverisjen në Prishtinë. Merreni vetëm urbanizmin: lejet që kanë lëshuar këta në rrugën B, por edhe në disa vende tjera, tregojnë se janë korruptuar rëndë. Pastaj, diçka që mund të duket e parëndësishme, por është fort e rëndësishme sepse tregon për mendësinë e tyre, janë emrat e rrugëve: një rrugë në Prishtinë merr emrin e babait te kryetarit të Prishtinës, një tjetër të babait të drejtorit të urbanizmit në Prishtinë, tjetra të gjyshit të një asambleisti, kurse një tjetër emrin e gjyshit të një deputeteje nga radhët e VV-së. Kur ta marrin pushtetin në nivel qendror, nëse e marrin, kam frikë se i pakorruptuar në këtë parti do të mbetet ndoshta vetëm Albin Kurti.” kishte thënë Gashi në vitin 2017.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!