Njeriu më i afërt i deputetit Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka mohuar se AKR-ja është përfshirë në ndarje postesh dhe në diskutime për pjesëmarrje në Qeveri.
Ai ka mohuar se partia e Pacollit është përfshirë në bisedime për futjen në Qeveri, ndonëe një dokument i nënshkruar nga LDK dhe AAK konfirmonin se pjesë e koalicionit janë edhe AKR, shkruan Reporteri.net.
“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askend për pjesmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, ka thënë Zyberaj.
Sidoqoftë, është konfirmuar madje se Pacollit s’do të jetë ministër i jashtëm sic edhe u përfol, pasi atë dikaster do ta drejtojë Meliza Haradinaj nëse votohet Qeveria e re./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.